Report TV - Shoqata e Bisnesit: Kukësit t'i hiqet taksa e Rrugës së Kombit

  • 7 years ago
Rajoni i Kukësit mund të përjashtohet nga taksa e Rrugës së Kombit. Në një qëndrim për këtë koncesion, Shoqata e Biznesit në Kukës bëri të fitur se e cilëson arritje të pjesshme faktin që Rajoni i Kukësit mund të përjashtohet nga kjo taksë.

Në një deklaratë për mediat kreu i shoqatës Sokol Kolgjini tha se duhet të bëhet realitet përjashtimi nga taksa, jo vetëm për faktin se Kukësi është zona më e varfër.

Shoqata nga ana tjetër ruan argumenetat ekonomike dhe juridike dhe vazhdon ta cilësojë koncesionin si të dëmshëm për të ardhmen ekonomike të vendit dhe integrimin shqiptar.

Koncesioni i Rrugës së Kombit është mbyllur tashmë si procedurë nga ana e Ministrisë së Transporteve.

Recommended