Report TV - Denoncimi/Kush është i moshuari që humbi jetën për faj të OSHEE?

  • 7 years ago
Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi denoncoi nga foltorja e Kuvendit se një i moshuar në Tiranë kishte humbur jetën për faj të OSHEE. Sipas Blushit ngjarja ka ndodhur dy javë më parë kur në kryeqytet luhej derbi Tirana-Partizani, ndërsa disa zona e qytetit mbetën pa energji elektrike.

Blushi tha se një qytetar kishte pësuar atak kardiak, pasi ngjiti në këmbë shkallët e pallatit, në mungesë të energjisë dhe mosfunksionimit të ashensorit.

Edhe pse i mbijetoi goditjes në zemër, ajo që i ka marre jetën ka qenë ndërprerja e energjisë gjatë kohës që ai ishte në oksigjen.

Shqiptarja.com hulumtoi mbi këtë rast të denoncuar nga ish-deputeti socialist dhe zbuloi se i moshuari I cili ka humbur jetën në 1 dhjetor të këtij viti në zonën e ish-bllokut quhej Viktor Vokopola, 76 vjeç.

Recommended