"BOOM" - Pensionet, nga premtimi për rritje në indeksim. Ndiqni kryeministrin - Ora News

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama ka shprehur se do të rritë pagat dhe pensionet, por emisioni ?BOOM? në RTV Ora News konstatoi se rritjë nuk është për të gjitha kategoritë. Për kategorinë e pensionistëve kjo nuk ishte një rritje, por një indeksim me 3%.
Paraprakisht mësohet se skema më e mundshme është që pensionet do të rriten me 3% për pensionistët dhe 10% për pagat.
Në këtë mënyrë në bazë të një përllogaritjeje të thjeshtë pensionistët që marrin një pension minimal në qytet do të përfitojnë një rritje me 342 lekë, pensionet maksimale të qytetit do të përfitojnë edhe rritjen më të madhe prej 7 mijë lekësh.
Ndërkohë rritja e pagave do të variojë nga 2 mijë lekë në 4 mijë lekë. Fatura e plote për këtë plan pritet te arrije ne mbi 13.4 miliard leke dhe përfshin rritjen e te gjitha pagave te sektorit publik dhe riindeksimin e te gjitha pensioneve, përkatësisht me 10% dhe 3%.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pensionet-nga-premtimi-per-rritje-ne-indeksim-ndiqni-kryeministrin/

Recommended