VLORE-Tre punonjës të kompanisë ?Tiss Park?, kompania koncesionare që merret me parkingjet në qytetin e Vlorës kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thikë me një qytetar.
H.D., 34 vjeç, F.V. 50 vjeç dhe Ç.V. 45 vjeç janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa është shoqëruar në polici Edi Alikaj 44 vjeç dhe miku i tij me inicialet H.D.
Sherri ka nisur pasi një punonjës i kompanisë i ka vendosur bllokues gome makinës në pronësi të Edi Alikajt pasi ky i fundit nuk ka prerë biletën. 44 vjeçari kishte parkuar makinën prej një kohe të gjatë ndërkohë kishte refuzuar t?u paguante tarifën e detyrueshme prej 500 lekësh.
Për këtë arsye sherri ka degraduar në dhunë fizike dhe goditje me sende të forta.