Report TV - Presidenti i ri, Hazizaj: Votimi dhe betimi nga Kuvendi aktual

  • 8 years ago
Pranvera e ardhshme pritet të vërë në lëvizje politikën shqiptare. Zgjedhja e presidentit të ri pritet të intensifikojë diskutimet , pasi sipas kushtetutës në nenin 88 të saj, afati maksimal kur duhet zgjedhur nga Kuvendi kreu i Shtetit është 60 ditë para mbylljes së mandatit 5-vjeçar që përkon me kohën e betimit të tij.

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, duke iu referuar datës 24 korrik të 2012 kur u betua Bujar Nishani, deri me datën 24 maj Kuvendi duhet të ketë votuar për Presidentin e ri.

Recommended