Gjiknuri: Duam sërish LSI-në, por nuk i imponohemi askujt - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët do thirren pas rreth 6 muajsh të zgjedhin se cilët do të jenë deputetët dhe qeveritarët e ardhshëm. A do kemi të njëjtin koalicion të së majtës, apo mund të përballemi me surpriza? Ekziston vullneti e mundësia për vijimin e një aleance mes socialistëve dhe LSI-së? Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, njëherësh anëtar i kryesisë së PS-së Damian Gjiknuri, ripërsërit qëndrimin se socialistët e dëshirojnë një gjë të tillë, por jo t?i luten aleatëve strategjikë.?PS e ka deklaruar më herët që ne jemi të hapur për rinovimin e këtij koalicioni, kemi qeverisur bashkë dhe kemi bërë gjëra të mira bashkë dhe besoj na lind e drejta që së bashku të kërkojmë edhe njëherë votëbesimin e qytetarëve shqiptarë. Ky është qëndrimi i PS, pastaj çdo parti mund të bëjë zgjedhjen e saj dhe ne nuk imponohemi askujt që duhet të vini patjetër ose jo në një koalicion qeverisës.?Për Vizion Plus, Gjiknuri rendit disa nga reformat e ndërmarra nga qeveria ?Rama? në këto 3 vite. Bilanci është pozitiv thotë ai dhe andaj kërkohet një mandat i dytë qeverisës.?Bilanci i këtyre reformave është mbyllja e gropës financiare, forcimi i shtetit ligjor, krijimi i shtetit në konceptin që qeveria e majtë bëri të mundur krijimin e shtetit me plotë kuptimin e fjalës në shumë fusha, që në ligjshmërinë e pagesave të energjisë, rendi publik, reformat në arsim e shëndetësi, të gjitha reforma të suksesshme dhe patjetër e gjithë kjo e përkthyer në një faturë pozitive për qytetarët që do të thotë rroga e pensione?Në takimet e fundit kryeministri Rama ka pohuar se shumë është bërë, porse mbetet i pakënaqur nga qeveria. Një strategji elektorale e paramenduar kjo e kreut të qeverisë??Kjo është realizëm, është dialektikë, diçka që është krejt normale për një politikan të përgjegjshëm, i cili pavarësisht ritmit të reformave dhe sukseseve të tyre, patjetër ka shumë gjëra për të bërë. Ka mangësi në çdo fushë, po e filloj nga fusha ime për të qenë edhe më i ndershëm. Patjetër kemi bërë një reformë të thellë në sektorin elektro-energjetik, por ka akoma hapësira për tu përmirësuar në shumë gjëra.?Damian Gjiknurin kryesia e PS-së e ka caktuar si koordinator për Qarkun e Vlorës. Ai thotë se ka nisur puna me strukturat, ndërsa lëvizjen e ish-deputetit Koço Kokëdhima, ai aspak nuk e vlerëson si dëm që mund t? bëhet të majtës.?Nuk ka ndonjë shqetësim partia në Vlorë në lidhje me të ashtuquajturën lëvizje, pasi këto nuk janë lëvizje të PS, por janë lëvizje individuale për interesa politike individuale?Prej javësh tashme anëtarët e kupolës drejtuese socialiste kanë nisur punën me bazën, duke dhënë orientimet mbi organizimin për zgjedhjet politike.

Recommended