Shifra të frikshme të vdekjeve nga aksidentet në Shqipëri

  • 7 years ago
Aksidentet rrugore janë kthyer një kërcënim serioz dhe një problem madhor për jetën e qytetarëve në Shqipëri.

Edhe pse ende nuk është mbyllur viti 2016, të dhënat e fundit që i përkasin periudhës Janar - Shtator, tregojnë se numri i personave të vdekur në 9 muajt e këtij viti, i është afruar totalit të personave të vdekur gjatë gjithë vitit të kaluar.

Kështu, sipas shifrave zyrtare, në 2015 - ën , në rrugët e Shqipërisë vdiqën 270 persona nga aksidentet, ndërsa deri në Shtator 2016, humbën jetën 202 persona.

Sipas renditjes së bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si pasojë e aksidenteve rrugore në Shqipëri janë 15.1 për 100 mijë banorë. Shqipëria, renditet në këtë mënyrë e parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Bosnia & Hercegovinën.

Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, Rusisë dhe ish - Republikave Sovjetike, vendi ynë renditet i katërti përsa i përket rrezishmërisë së rrugëve.

Recommended