KQZ miraton ndarjen e mandateve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
https://www.instagram.com/vizionplustelevizion/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me unanimitet, ka miratuar shpërndarjen e mandateve për deputet ne 12 qarqe për zgjedhjet parlamentare te qershorit 2017. Per shkak te lëvizjes se popullsisë gjate viteve te fundit, numri i mandateve ndryshon ne 6 qarqe te vendit. Kukësi, Korça dhe Berati do te nxjerrin nga një deputet me pak dhe këto 3 mandate, do t?i shtohen qarkut te Tiranës, i cili vitin e ardhshëm nxjerr 34 deputet dhe qarkut te Durrësit, i cili do te nxjerre 14 deputete. Edhe pse nga zgjedhjet parlamentare na ndajnë pak me shume se 6 muaj, përgatitjet per procesin kane filluar tashme. Nje dite me pare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi numrin e zonave te administrimit zgjedhor, ndërkohe qe Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka afat deri te premten e 9 dhjetorit, per te dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare.