Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda dënoi me 109.6 vite burg 9-të të pandehurit e akuzuar për rekrutim të shqiptarëve dhe dërgimin e tyre në Siri, për të luftuar për grupimet terroriste ISIS. Gjykata nuk ndryshon masat e dënimeve për Bujar Hysën, të akuzuar si drejtuesi i grupit as për Genci Ballën e Gerti Pashjen. Ndërsa janë ulur dënimet për të pandehurit e tjerë. Pas vendimit në një dalje për mediat, Imami i vetë shpallur i Xhamisë së Unazës së Re, Armand Ali tha se për të gjithë myslimanët po vijnë ditë më të vështira. 1- Bujar Hysa i akuzuar si drejtues i grupit, dënohet me 18 vjet burg. I njëjti dënim u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda 2- Genci Balla dënohet me 17 vjet burg. I njëjti dënim u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda 3- Gerti Pashja u dënua me 17 vjet burg. I njëjti dënim u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda 4- Verdi Morava dënomet me 10 vjet burg. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi 16 vjet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhihadistet-apeli-i-krimeve-te-renda-17-vjet-burg-per-genci-ballen/
Be the first to comment