Gjermani, fëmija afgan kërkon Merkelin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Gjermani janë shtuar zërat kundërshtare ndaj politikave te dyerve te hapura qe kancelaria Angela Merkel po ndjek ndaj emigranteve, por nje fëmijë nga Afganistani kishte nje mesazh prekës per te. Gjate konferencës se kristiandemokrateve, Edrisi i vogël shprehu nje dëshire, qe te prekte dorën e kancelares per t?i shprehur mirënjohjen per ate çka ka bere per emigrantet. Merkel u ngrit menjëherë nga podiumi dhe zbriti per ta takuar vogëlushin dhe te atin. Fëmija teksa i shtrëngonte dorën, nuk i mbajti dot lotët. Ai i tregoi se kishte mësuar gjermanisht dhe fliste me te atin. Me herët gjate konferencës Merkel ishte përballur edhe me nje anëtar te CDU-se, qe kërkoi dorëheqjen e saj pikërisht per politikat ndaj emigranteve. Vetëm gjate vitit te shkuar ne Gjermani hynë 1,1 milionë emigrante, nje shifër shume e larte krahasuar me pranimet nga vende te tjera evropiane.

Recommended