Hija naziste në Gjermani - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demonstratat raciste te ditëve të fundit në Chemnitz në Gjermani ku kanë marrë pjesë mbi 8 mijë vetë, janë përshkallëzuar duke shkaktuar plagosjen e nëntë personave.



Trazirat nisën pas goditjes për vdekje me thikë të një 35-vjeçari gjerman nga dy emigrantë të dielën e shkuar: një iraken dhe një sirian.



Por shqetësuese për qeverinë mbetet mundësia se  rrjete ekstremiste të krahut të djathtë fshihen pas trazirave ksenofobike. Ministria e Drejtësisë po heton nëse radikalët e krahut të djathtë janë infiltruar në grupe të caktuara të shoqërisë gjermane.



Por ajo që ka tronditur më shumë politikanët nga protestat në Chemnitz është pikërisht përshëndetja naziste.



Nëse në rrugët e Gjermanisë do të kemi përsëri përshëndetjet e Hitlerit, do të ishte turp për vendin tonë, ka deklaruar Ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas për gazetën gjermane Bild.



Maas ka thënë se duhet të përballemi me neonazistët dhe antisemitët. Kryedisplomati gjerman u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë më shumë për të luftuar racizmin dhe mbrojtjen e demokracisë.



Ai kërkoi gjithashtu qe gjithë të angazhohen për të shpëtuar reputacionin e Gjermanisë, e cila po dëmtohet nga krimet ksenofobike.



Sipas Maas kur është fjala për ekstremizmin e djathtë dhe racizmin, Gjermania me të drejtë përballet me kritika të veçanta.



Gjermania është vendi që ka pranuar më shumë refugjatë megjithëse për ketë çështje, ka kundërshti të mëdha brenda koalicionit qeverisës.

Recommended