Program mbështetës për gratë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbështetjen për sipërmarrjen e re, Erion Veliaj e kishte premtuar që në fushatën zgjedhore të vitit 2015. Sot, falë Fondi për Gratë Sipërmarrëse, me buxhet prej 6 milion lekësh, për mbështetjen e sipërmarrëseve gra nga 18 deri në 60 vjeç, 22 gra kanë mundur të kenë bizneset e tyre në kryeqytet. Kryebashkiaku theksoi se Bashkia do të vijojë të mbështesë politikat që krijojnë punësim në Tiranë.?Kemi dhënë 22 grante për 22 kompani që drejtohen nga zonja dhe zonjusha. Besojmë se në këtë qytet është e rëndësishme që Bashkia të zgjedhë aleatët e vetë dhe aleatë të bashkisë janë ata njerëz që punojnë dhe që i hapin punë vetes në kuptimin më të mirë të fjalës.?Gjatë vizitës në një prej bizneseve të reja, Veliaj dha edhe një lajm tjetër. Shumë shpejt do të shpërndahet një fond i ngjashëm edhe për të gjitha bizneset që hapen nga të rinjtë deri në moshën 35 vjeç.?Do të hapim edhe një garë tjetër, e cila deri në fund të muajit pret konkurrente, biznese që kanë filluar nga të rinjtë, pra start-up-et, dhe besoj se duke vendosur bashkinë në krah të njerëzve të punës, shtojmë fuqinë që këto kompani shpenzojnë dhe aktivitete që gjenerojnë për qytetin tonë.?Ndërkohë, për të promovuar mundësitë që ofron kryeqyteti, jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e natës, Veliaj u shpreh se Tirana, duke filluar nga janari, do të ketë një person përgjegjës, që do të quhet Kryebashkiaku i Natës, që do të merret vetëm me promovimin e ekonomisë së natës.