Rama: Greqia të lejojë çamët të kthehen , pakt për kufirin detar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një paketë çështjesh të pazgjidhura mes Athinës dhe Tiranës zyrtare e përshkruan gazeta ?Kathimerini? intervistën e kryeministrit Edi Rama për programin ?Histori? në televizionin ?Skai?. E përditshmja greke vë theksin te disa nga pretendimet e palës shqiptare, duke perifrazuar kryeministrin Rama për disa nga këto problematika si ?çëshja çame një problem i të drejtave të njeriut?, ?arqipeshkopi shqiptar?, ?shfuqizimi i ligjit të luftës?, ?marrëdhëniet strategjike me Turqinë? dhe ?Maqedoninë?. Sipas gazetës Kathimerini, Kryeministri Rama këmbëngul për shpëtimin e Parthenonës nga arqipeshkopi shqiptar i Athinës në shekullin e 17-të. Kathimerini thekson miqësine e Ramës me Erdoganin dhe tha se vendi i tij ka marrëdhënie strategjike me Turqinë. Çëshjten e prishjes së shtëpive të minoritetit grek në Himarë, Kryeministri e sqaron thjesht si një pjesë të zbatimit të planit urban kombëtar rregullues, i cili po zbatohet në të gjithë Shqipërinë.

Recommended