Ora News – Veliaj: Unaza e Vogël hapet për festat e nëntorit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njësia Administrative Nr.11, që përfshin kryesisht zonën e Laprakës, do të ketë vitin e ardhshëm trefishim të investimeve publike.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar sot para banorëve të kësaj njësie projektbuxhetin e vitit 2017, ku dhe parashikohet që për investimet të ketë një trefishim të mbështetjes financiare.
Ai theksoi se nga 143 milionë lekë investime për vitin 2016 fondi për vitin e ardhshëm do të jetë rreth 350 milionë lekë që do të shkojnë kryesisht për rrugë, trotuare, ndriçim, kanalizime, shkolla e kënde shlodhëse.
Veliaj: Unë besoj që është shumë e rëndësishme që të bëjmë një llogari me laps sa para premtuam që do shpenzojmë për Laprakën dhe sa para aktualisht kemi kontraktuar për Laprakën. Kur ne filluam diskutimet e buxhetit, ne premtuam një vit më përpara 143 milionë lekë inevstime të reja për njësinë administrative numër 11. Sot që disa nga investimet kanë ëprfunduar, disa janë në proces siç e dini, disa investime zgjatën përtej 1 viti kalendarik. Sot kemi të prokuruar për Laprakën 727 milionë lekë, pra rreth 4-5 herë më shumë sesa ajo që u angazhuam në fillim, falë faktit që patëm 1 vit shumë më të mirë financiar sesa prisnim ose sa ç?gjetëm.
Sa i përket investimeve investimeve strategjike, kryetari i Bashkisë bëri të ditur se do të vijojnë të mbështeten të gjitha kantieret kryesore që janë hapur në Tiranës, si projekti i sheshit ?Skënderbej?, projekti i Parkut të Madh të Liqenit, projekti i Parkut Qendror të Tiranës dhe Bregut të Lumit, si dhe projekti i Pazarit të ri i cili ai u shpreh se pritet të jetë gati për Ditën e Verës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-unaza-e-vogel-hapet-per-festat-e-nentorit/

Recommended