Ora News – Shitën duhanin por s’kanë marrë lekët, fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fermerët e duhanit në Cërravë të Pogradecit kërkojnë ndërhyrje nga shteti për tu zgjidhur problemin e mospagesës për duhanin e kultivuar që ata ia kanë shitur një kompanie të paliçensuar. Ata kanë dalë në protestë, duke u shprehur se kanë mbetur në mes të 4 rrugëve.
Dhjetëra fermerë të duhanit në Cërravë të Pogradecit prej një viti e gjysëm nuk kanë marrë paratë e produktit që ia kanë shitur një kompanie private.
Ata kanë dalë në protestë, ndërsa i kanë bërë thirrje qeverisë që t?iu gjejë një zgjidhje.
Fermeri: Jemi bllokuar një vit e ca, nuk po marrim lekët e duhanit. Dikush ka një milion e gjysëm, kush dy, kush dy e gjysëm e me radhë.Tani të punojmë një vit të tërë dhe të mos marrim paranë që na takon, nuk ëhstë e drejtë kjo. Më duket se po tallen me ne.
Fermerja: Vetëm duhan mbjellim, të pres lopën unë të marr një viç 500 mijë lekë? Duhan tre dylym. Nga ora 4 deri në 2 shkoj shkoj punoj, të numërosh rrënjët dhe lodhesh, jo ta kalosh flerë më fletë. Helm është ai viran dhe nuk po likujdohemi të marrim paratë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shiten-duhanin-por-skane-marre-leket-fermeret-kerkojne-ndihmen-e-shtetit/