Presidentin e zgjedh Kolegji, për të fituar duhen 270 vota - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Presidenti amerikan nuk zgjidhet drejtpërdrejte nga vota e popullit, por nga ajo e një grupi qytetarësh të zgjedhur nga partia. Vota që hidhet për kandidatin shkon në fakt për 538 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, i cili mblidhet në muajin dhjetor dhe voton për presidentin dhe zëvëndëspresidentin. Një presidenti i duhen të paktën 270 vota nga kolegji.