Ora News – Idrizi kërkesë qeverisë: Merruni urgjent me kthimin e shqiptarëve nga Greqia

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së, ka kërkuar nga qeveria të merret urgjentisht me rastet e kthimeve masive të shqiptarëve në kufirin shqiptaro-grek në ditët e fundit. Rastet më të shpeshta, sipas Idrizit, janë për personat e lindur në Çamëri.
Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka kërkuar reagim urgjent të qeverisë shqiptare për kthimet masive në ditët e fundit të shqiptarëve nga autoritetet greke në kufi.
Rastet më të paprecedenta të këtyre kthimeve, sipas Z. Idrizi janë kur në pasaporta shkruhet vendlindja Çamëri.
Idrizi: ?Unë dua t?i adresohem fort dhe qartë qeverisë shqiptare. Përtej përshëndetjes që ne japim për qëndrimet që ka mbajtur për çështjen çame. Nuk mund të le dot pa përmendur, në radhë të parë Ministrit të Jashtëm dhe Ministrit të Brendshëm, për rastet e kthimit në kufi të shqiptarëve të Çamërisë, kryesisht pleq. Rasti i fundit është një rast që i ilustron të gjitha ato që kemi thënë. Bëhet fjalë për një zonjë 80-vjeçare, Ildize Bajrami. Pasi kishte jetuar 10 vjet në Greqi erdhi në Shqipëri dhe më pas u ndalua nga Policia Greke në kufi, për arsyen e vetme se kishte vendlindjen në Arpicë të Çamërisë.
I kërkoj urgjentisht Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme që të merren me rastin në fjalë dhe me të gjitha rastet e shqiptarëve që po kthehen në kufi nga policia greke. Do bëjmë gjithçka që kemi në dorë, në mënyrë që të lajmërojmë kancelaritë europiane, do i drejtohemi trupit diplomatik dhe do të kërkojmë si deputetë të Parlamenti të Shqipërisë që të investigohet për rastet e kthimit në kufi?.
Në lidhje me debatet e forta të ditëve të fundit të kryeministrit Rama me zyrtarët grekë për prishjen e ndërtesave në Himarë, Idrizi tha se Himara është zonë shqiptare dhe e bekuar për natyrën e saj.
Idrizi ka kërkuar dhe hapjen e shkollave shqipe në Çamëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kthimi-i-shqiptareve-ne-kufirin-grek-idrizi-qeveria-shqiptare-te-reagoje/

Recommended