Droga në Rrëshen, 22 persona në pranga - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ende nuk ka shifra zyrtare për sasinë e drogës së kapur, e cila dyshohet të jetë deri në 3 tonë, numri i personave të arrestuar ka shkuar ne 22, ndërsa 9 gra po procedohen në gjendje të lirë, mes tyre dhe një 16-vjeçare. Burimet konfirmojnë se ne radhët e të arrestuarve është edhe një punëtor nga Gjirokastra dhe dy nga Lushnja. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim pronarin e magazinës, 44-vjeçarin Kastriot Reçi. Kjo magazinë që dikur shërbente si Pulari ne Rrëshen, prej kohësh ishte kthyer nga trafikantët në laborator te mirëfillte për përgatitjen e kanabisit, përpara se ai te përfundonte ne treg. Edhe pse ndodhet vetëm 300 metra larg qendrës se qytetit, është konstatuar nga policia vetëm te mërkurën. Dyshimet kane lindur pas informacioneve për lëvizje të shpeshtë furgonësh pranë ish-pularisë. Zyrtarisht, policia konfirmon se është zbuluar një magazine brenda se cilës është gjetur një sasi e madhe kanabisi ne proces tharje. Banore te zonës mësohet t?u kenë thënë uniformave blu se i gjithë ambienti pranë ish-Pularisë ruhej me roje. Operacioni i koduar ?Befasia? u zhvillua në bashkëpunim mes Policisë së Lezhës dhe Forcave te Ndërhyrjes se Shpejte te nisura nga Tirana. Ne total gjate ndërhyrjes ne Rrëshen u angazhuan 100 forca policie. Në këtë operacion është shmangur policia lokale nga frika e dekonspirimit, pasi ajo fillimisht mohoi te kishte droge.

Recommended