Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar se zhvendosja e nënstacionit në qendër të Tiranës ka shtuar avaritë dhe si pasojë mungesën e energjisë për shkak të mbingarkesës. Drejtori teknik i OSHEE, Petraq Lika thotë se nuk ka ndërpreje të planifikuara dhe se problematika pritet të marrë zgjidhje pas 30 ditëve, kur të përfundojë zhvendosja e nën stacionit të qendrës. Lika: E kemi thënë që kjo është periudha 30 ditore. E kemi dhe grafikun. Zhvillohen të gjitha proceset e kontrolluara dhe të mirëmenaxhuara. Që të thuash pa ndërprerje 100% nuk e thua për vet faktin që një nënstacion me kapacitet 80 mega dhe i gjithë ky kapacitet është transferuar në nën stacione të tjera, pra punojnë në regjime të sforcuara. Petraq Lika sqaron se OSHEE ka marrë masat për të gjitha problematikat e mundshme. Lika: Këtë proces në momentin që mund të shfaqet një mbingarkesë ne do të bëjmë njoftimet paraprake.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/transferimi-i-nenstacionit-oshee-nderprerjet-edhe-30-dite/