Ambasadori i SHBA-së Donald Lu duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në facebook tha se Shqipëria ka bërë përparime dhe se ndryshimet e mëdha po vijnë. Në kuadër të dekriminializimit ambasadori përmend emra të politikanëve të lartë mes tyre si Kokëdhima dhe Ndoka dhe thotë se shqiptarët janë të lodhur me zyrtarë të korruptuar dhe duan ndryshimin. Donald Lu:Më lejo tu them disa fjalë për luftën kundër korruspionit. Në këto dy vite kam parë përparim të madh në luftën kundër korrupsionit. Së pari përmes reformës në drejtësi. Ndryshime të mëdha po vijnë për shqiptarët sa i përket krijimit të prokurorisë së pavarur dhe agjensisë kombetare të investigimit, BKH. Kjo do të bëjë të mundur luftimin e korrupsonit në nivelin më të lartë që është parë ndonjëherë.. E dyta sa i përket dekriminalizimit, ne kemi parë shumë mirë politikanë kriminelë dhe të korruptuar mes tyre Xhelili, Frroku,? ? Ndoka, dhe Kokëdhima, dhe gjithashtu kemi ata që po përballen me akuza kriminale si Prenga dhe Rroshi, por duke qenë ata janë në proces, nuk mund të flasim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/frytet-e-dekriminalizimit-donald-lu-permend-dhe-kokedhimen-rroshi-ne-hetim/
Be the first to comment