Me përmbylljen e rikonstruksionit të kopshteve dhe çerdheve, Bashkia e Tiranës do të nisë punën për ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj tha se po evidentohen vendet se ku do ndërtohen 20 shkollat e reja. Veliaj: ?Do të vijmë sërish në njësinë 7 edhe me disa projekte për shkolla të reja, për ndërhyrjet që po bëjmë nëpër lagje dhe shumë shpejt do kemi caktuar vendndodhjet e 20 shkollave të reja në Tiranë. Me të bërë këtë, nga viti tjetër do të nisim ndërtimin e tyre, që edhe çështja e shkollës me dy turne të zgjidhet në Tiranë. Mrekulli nuk bëjmë dot, por po të vazhdojmë përditë me punë është mënyra më e mirë se si mund ta çojmë qytetin përpara. Kemi harxhuar shumë kohë me llafe, gjumë e stërkëmbsha, tashmë është koha që të punojmë fort dhe të kapim gjithë kohën që kemi humbur?. Deklaratat Veliaj i bërë ndërsa përuroi rikonstruksionin e kopshtit ?Peter Pan? te ?21 Dhjetori?, një nga kopshtet më të mëdha në kryeqytet, i cili u shërben 160 fëmijëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-po-caktojme-vendet-ku-do-ndertojme-20-shkollat-e-reja/
Be the first to comment