Ora News – “Himara”, Ministria e Jashtme thërret për sqarim ambasadoren greke

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke për prishjen e disa shtëpive në Himarë, Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për sqarim ambasadoren e Greqisë në Tiranë.
Përmes një reagim, zëdhënësi i ministrisë Glevin Dervishi shprehet se qëndrimet e palës greke janë të habitshme.
Për Ministgrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, deklaratat e Athinës janë të papranueshme.
Glevin Dervishi: ?Është rasti të themi se habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e MPJ greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, përveçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm. Shqipëria nuk bën dallime në respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.
Proçedurat ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimin e qytetit të Himarës në një destinacion turistik europian, janë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Deklaratat e përseritura të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës. Parime të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar.Bazuar në sa më siper e në pajtim me praktikat diplomatike, Ministria e Puneve të Jashtme ka thirrur për sqarime Ambasadoren e Greqise ne Tirane duke shprehur qëndrimin e mësipërm.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/himara-ministria-e-jashtme-therret-per-sqarim-ambasadorin-rokanas/

Recommended