Report TV - Dosja e pezulluar SHISH dhe policia harrojnë Isa Çopën

  • 8 years ago
Janë mbushur 5 vjet nga ekzekutimi mafioz i agjentit të Shërbimit Informativ Shtetëror Isa Çopa në zonën e Currilave në Durrës.Babai i një djali, dikur ish-efektiv i policisë është kujtuar në datën 24 tetor 2016 vetëm nga të afërmit e tij, ndërkohë hetimet për vrasjen kanë mbetur të pezulluara.

Dosja e Isa Çopës, vijon të qëndrojë e ?mbërthyer? nga misteri, ndërkohë nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është arritur të zbardhet asnjë nga pistat e hetuara, që mund të kishte sjellë zbulimin e autorëve të këtij krimi, mjaft mirë të organizuar.

Gazeta ?Shqiptarja.com? është interesuar dje lidhur me fatin e kësaj dosje në prokurori, por burimet pranë kësaj të fundit thanë se dosja është pezulluar pak vite më parë dhe se i është dërguar policisë për të kryer një sërë shërbimesh me qëllim identifikimin dhe më pas zbulimin e autorëve të këtij krimi.

Recommended