Lëkundje të forta tërmeti në Jug - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetet në jug të Shqipërisë janë tronditur mbrëmjen e së shtunës nga lëkundjet e një tërmeti me manjitude 5.6 ballë të shkallës rihter. Edhe pse epiqendra e tij ishte në Janinë, zonat më pranë kufirit me Greqinë janë përfshire nga paniku. Rreth orës 22.20 shumë banorë te Gjirokastra, ku janë ndier edhe më shumë lëkundjet kane dale jashtë shtëpive. Disa prej tyre rrëfejnë momentet e para te panikut. Lëkundje janë ndier edhe në Tirane, pavarësisht se me intensitet më të ulët. Ndërkohë nga departamenti i sizmologjisë behet me dije se ende vazhdojnë të shënohen lëkundje të tjera në vendin fqinj, disa prej të cilave ndihen edhe në territorin shqiptar. Po sa të rrezikuar janë shqiptarët nga të tilla lëkundje sizmike? Deri tani nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale megjithatë Drejtoria e Emergjencave Civile eshte vene ne gatishmëri.