Ora News – Droga nga Shqipëria, PD: Kataldo Mota përgënjeshtroi Ramën

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike deklaron se atë që kryeministri Rama po përpiqet ta fshehë e vërteton zyrtari kryesor i antimafias italiane Kataldo Mota.
Përmes një deklarate nga Enkelejd Alibeaj PD tha se prokurori dha alarmin për sasitë e mëdha me kanabis, të pakrahasura më parë.
Enkelejd Alibeaj: ?Edi Rama e mohon, por prokurori që heton direkt këtë aktivitet kriminal, përmend se vetëm në një javë janë kapur nga policia italiane 3 ton e 800 kg kanabis e mbërritur nga Shqipëria.
Edi Rama e mohon, por Kataldo Mota ka një akuzë të fortë; autoritetet shqiptare s?janë të interesuara për të luftuar drogën Ekonomia e drogës është e vetmja ekonomi që funksionon, ku janë orientuar të gjitha burimet dhe asetet?
E dinë të gjithë, por e thotë hapur një kultivues i Krujës për Rai3.
100 euro merren nga një bimë, 40 euro i merr policia.
40 eurot për policinë, janë 40 euro për fondin që ka ngritur Edi Rama për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, për të blerë votat si në Dibër, për të kapur zgjedhjet që po vijnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/droga-nga-shqiperia-pd-kataldo-mota-pergenjeshtroi-ramen/

Recommended