Tërmeti 5.3 ballë që goditi Greqinë ditën e djeshme, por që tronditi edhe jugun e Shqipërisë, kryesisht Gjirokastrën është pasur edhe nga 160 lëkundje të tjera. Edhe mbrëmjen e sotme qytetarët e Gjirokastrës dhe zonave përreth janë përballur me të tjera lëkundje. Siç shihet edhe nga tabela më poshtë, tërmeti i fundit që është regjistruar në kufirin greko-shqiptar eshte ai i orës 19:01, me magnitudë 4.6 ballë. Disa banorë në Gjirokastër kanë braktisur banesat dhe janë strehuar tek të afërmit, pasi lëkundjet e tërmetit vazhdojnë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm demë materiale. Por pavarësisht kësaj, frika për lëkundje të tjera ekziston duke bërë që shumë qytetarë në Gjirokastër dhe zonat e tjera përreth të alarmohen.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/termeti-ne-greqi-alarmohen-qytetaret-ne-jug-te-shqiperise/
Be the first to comment