Report TV - Berisha pranon se Gërdeci ishte krim shtetëror: Ndodhi pa dashje

  • 8 years ago
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar për herë të parë se ngjarja e Gërdecit ishte një krim shtëtëror, pasi sipas tij, kompania që bënte demontimin e armëve, mbikëqyrej nga një kompani shtetërore.

Por, Berisha sqaroi se ajo ndodhi pa dashje, ndërsa theksoi se shteti bëri gjithçka për të kompensuar dëmet e shkaktuara, përveç humbjeve të jetëve njerëzore.

?Edhe Gërdecin duhet ta shpallni vrasje shtetërore por nuk keni ndërgjegje. Kompania mbikëqyrej nga një kompani shtetërore dhe që këtu është përfshirja e tyre në vrasje shtetërore, pa dashje", u shpreh Berisha.

Berisha kërkoi hetim të thellë për vrasjen e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, duke theksuar se edhe ajo që ndodhi atje është një krim shtetëror, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se po hesht ndaj këtij krimi.

Recommended