Report TV - Prapaskenat e SPAK, pakti mes PD-PS për dosjet e politikanëve

  • 8 years ago
Vendimi i Partisë Demokratike për të votuar një nga ligjet që kishte kontestuar më shumë, pra ligjin për SPAK-un, dhe refuzimi për të votuar pesë ligjet e tjera prioritare, ngriti një dyshim dhe pikëpyetje të madhe. Qëndrimi me dy standarde u konstatua edhe nga figura të opozitës, si Eduard Selami, Majlinda Bregu etj.

Por pas vendimit paradoksal duket se fshihet një garanci dhe pakt i maskuar mes palëve. Para finalizimit me votë në Parlamentit, ligji i SPAK ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm, me konsensusin e të dy palëve politike, që ka të bëjë me pavarësinë e prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, strukturës që do të godasë korrupsionin në nivele të larta. Konkretisht, sipas variantit të miratuar të ligjit për SPAK, politikanët, të cilët pritet të jenë edhe objekti kryesor i organeve të reja anti-korrupsion, mund të ndërhyjnë dhe ushtrojnë ndikim të papërshtatshëm mbi prokurorët specialë, duke mos u veshur me përgjegjësi penale.

Recommended