Report TV - Përgjimi i celularit të burrit të gjyqtares, zbuloi aferën e korrupsionit

  • 8 years ago
Vendosja në përgjim e numrit të telefonit të përdorur nga Odhise Andrea bashkëshorti i gjyqtares së lartë Majlinda Andrea zbuloi aferën korruptive në drejtësi ku në këmbim të 50 mijë euro gjykata e lartë dha vendim në favor të Eleni Linos dhe Petraq Dashit.

Sipas vendimit të dhënë nga kolegji penal i gjykatës së lartë siguruar nga ReportTv rezulton se fillimisht është përgjuar Ilia Cabiri nga Saranda i cili sipas rrethanave të përshkruara në vendim fliste me Petraq Dashin nga Fieri e më pas në bisedë është përfshirë dhe Odhise Andrea.

Sapo hetuesit kanë marrë miratimin e gjykatës kanë vënë në përgjim e survejim Odhise Andrean sot në arrati dhe kanë arritur të faktojnë aferën korruptive deri në dorëzimin e lekëve në një lokal në Tiranë pranë zonës së njohur si Garda e Republikës.

Fillimisht këtë rast e ka hetuar prokuroria e krimeve të rënda por më 14 Korrik 2016 sapo është vërtetuar përfshirja e bashkëshortit të gjyqtares dhe ndikimi i këtij të fundit tek anëtarja e trupit gjykues krimet e rënda kanë shpallur moskompetencë duke ju drejtuar gjykatës së lartë.

Recommended