Report TV - Gjirokastër, Kryemadhi: Shqipëria ka nevojë një parti të vërtetë të majtë

  • 8 years ago
Lëvizja e Gruas për Integrim Gjirokastër zhvilloi Konventën e saj ku u zgjodh dhe Kryetarja e re, Mirela Mamani.

Të pranishëm ishin deputetët, Vangjel Tavo, Monika Kryemadhi, Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjoshaj, Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami si dhe Kryetari i LSI-së për Gjirokastrën, Krenar Kulla.

Në fjalën përshëndetëse, Ministrja e Integrimit dhe njëherësh Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha shprehu bindjen se suksesi i LSI-së do të vazhdojë edhe në 2017-n.

?Puna që ju keni bërë është shumë e madhe. Mos harrojmë që partitë politike nuk kanë qenë kaq të emancipuara ndaj vajzave. Në 2012-n ne arritëm që në të gjithë instancat tona të kishim 50 për qind gra dhe vajza. Ishte Lëvizja Socialiste për integrim e para forcë politike që mori flamurin për ta kërkuar këtë me forcë. Dhe ne e kemi bërë këtë me bindjen më të plotë se gratë dhe vajzat janë të emancipuara dhe se realisht kanë kapacitetet e duhura për të drejtuar vendin. Shqipëria meriton të jetë pjesë e Europës së bashkuar sepse Gjirokastra meriton të jetë një qytet evropian. Jam e bindur se edhe kryetarja e bashkisë po punon çdo ditë për këtë?, nënvizoi Gjosha.

Recommended