Report TV - Luzit i mbaron mandati, Kuvendi shpall vakant Kryetarin e KQZ-së

  • 8 years ago
Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi, i mbaron mandati në 11 tetor 2016.

Në këto kushte, Kuvendit i lind detyrimi ligjor për të bërë plotësimin e vendit që rezulton vakant pas kësaj date. Pa humbur kohë, Kuvendi ka nisur procedurat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor, për përzgjedhjen e kryetarit të ri të KQZ.

Kriteret ligjore, që duhet të plotësojnë kandidaturat për anëtar të KQZ-së, janë ato të parashikuara në nenin 12, pika 2 e Kodit Zgjedhor.

Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili përmbush këto kritere:

të jetë me moshë mbi 35 vjeç;
b) të jetë me arsim të lartë;
c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet punë, të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
i) në fushën e së drejtës;
ii) në administratën publike;
iii) në administrimin e zgjedhjeve;

Recommended