Report TV - Skeda/ Kush është Gentjan Bejtja ish-polici në vrasjen e komisar Lamajt

  • 8 years ago
Gentian Bejtja i plagosur këtë mesditë në Nikël është personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në në krimet ndaj pronës.

Gentian Bejtja, 35 vjeçari nga fshati Larushk i Fushë- Krujës i i cili u plagos mesditën e kësaj të hëne as një shpërthimi eksplozivi, është person mjaft i njohur për policinë. Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën ?Petro Korçari?, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMË, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.

Recommended