Report TV - Reshje të dendura shiu në Kukës, përmbyten rrugët e qytetit

  • 8 years ago
Reshjet e rëna në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë rikthyer sërish përmbytjet në rrugët e qytetit të Kukësit.

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu që rrugët e qytetit verilindor të përmbyten sërish, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe të qytetarëve.

Situata e përmbytjeve përsëritet sa herë që ka reshje shiu për shkak të problematikave që kanë sistemet e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe vjedhjes së kapakëve të pusetave.

Përmbytjet më të mëdha janë konstatuar në rrugët dytësore të qytetit, të cilat nuk njohin asnjë investim prej vitesh.

Probleme pas reshjeve të dendura të shiut janë shënuar edhe në zonat rurale, por edhe në ?Rrugën e Kombit?. Aktualiasht situata është normalizuar dhe uji është tërhequr nga rrugët e qytetit.

Recommended