Ora News –Nëna dhe foshnja vdesin në maternitet, shoqërohen mjekët e turnit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë që u shënua në maternitetin ?Koco Gliozheni? ku Aida Çakaj, 35 vjeçe në muajin e nëntë të shtatzanisë humbi jetën jetën së bashku me foshnjën e saj.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 16 shtatorit 2016, ndërsa nuk është i qartë orari kur ka ndodhur vdekja.
Familja nga Paskuqani akuzon mjekët e maternitetit për neglizhencë dhe ka bërë denoncim në polici. Sipas familjarëve nëna e re është sorollatur nga mjekët sa në njërin spital në tjetrin duke mos i dhënë ndihmën në kohën e duhur
Nga qendra spitalore Universitare ?Nënë Tereza? te Senatoriumi dhe më pas është dërguar te materniteti Koco Gliozheni. Ndërsa kur ka mbërritur në Urgjencën e maternitetit të ri ajo ka qënë e mbyllur.
Trupat pajetë të nënës dhe foshnjës rreth orës 10 30 janë dërguar pranë Mjekësisë Ligjore dhe do të jetë autopsia që do të zbulojë shkakun e vdekjes. Ndërsa është sekuestruar regjistri i spitalit. Policia e Tiranës deklaron se ka shoqëruar personelin mjekësor që ka qënë në turn,
Drejtuesit e këtij materniteti kanë mbledhur mjekët e këtij spitali për të diskutuar mbi këtë rast që përfundoi me vdekjen tragjike të nënës dhe fëmijës së saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/humb-jeten-nena-dhe-foshnje-ne-maternitetin-koco-gliozheni/