Report TV - Manja:Më 22 shtator vendi do ketë ligjin për hetimin e zyrtarëve të lartë

  • 8 years ago
Anëtari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Ulsi Manja në një prononcim për mediat ka thënë sot se më 22 shtator Shqipëria do të ketë ligjin për hetimin e korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë.
Sipas Ulsi Manjas, ky ligj do të miratohet në frymë të ndryshimeve kushtetuese të bëra më 22 korrik dhe ligjit të Vettingut.

?Sa i përket Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion mund të them me siguri se nesër në komision do të ketë votim të projektligjit. Sot për këtë kemi pasur diskutime mes mazhorancës dhe opozitës. Kemi rënë dakort që ekspertët e OPDAT të njihen me ndryshimet. Nesër do kemi një votim në tërësi të këtij projektligji. Javës që vjen Shqipëria do të ketë të parin ligj që do merret me hetimin e veprave penale të krimit e korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë. Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme që do merret me gjykimin e këtyre veprave. Parlamenti do iu dhurojë shqiptarëve një ligj të posaçëm për funksionimin e institucioneve që hetojnë zyrtarët në kuvend. Diskutimi sot ka qenë konstruktiv, i hapur, në frymën e dialoguar dhe jemi dakortësuar, do rrimë brenda kornizës kushtetuese që ne e kemi miratuar me unanimitet. Gjithçka që është sugjeruar është brenda frymës së kushtetutës dhe ligjit për Vettingun? tha Ulsi Manja.

Recommended