Plani antikorrupsion ndaj zyrtarëve të lartë, të pandehurit 'VIP' do rriten me 10% në 2019-2020

  • 6 years ago
Qeveria shqiptare paralajmëron rritjen me 10 për qind të numrit të çështjeve dhe të pandehurve që do të dërgohen në gjykatë për korrupsion gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020. Në këtë objektiv përfshihet edhe rritje e numrit të rasteve të korrupsionit në nivele të larta ose të pandehurit VIP, konkretisht për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, të parashikuara në nenet 245 dhe 260 të Kodit Penal.

Objektivi i qeverisë shqiptare, i cili vjen edhe në kuadër të një prej kushteve kryesore të Brukselit për avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, parashikohet në raportin e Koordinatores Kombëtare Kundër Korrupsionit, Etilda Gjonaj, mbi zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2018-2020. Sipas raportit, dosjet e referuara në gjykatë do të rriten 5 për qind në 2019 dhe me 5 për qind në 2020 krahasuar me vitin 2019. ?Objektivat për tu arritur në, 2019 dhe 2020 janë: rritja me 5 % krahasuar me vitin paraardhës e numrit të çështjeve dhe pandehurve të dërguar në gjykatë; rritja me 5 % krahasuar me vitin paraardhës e numrit të çështjeve dhe pandehurve të dërguar në gjykatë.

Recommended