Report TV - Gabriel Garko në Tiranë luan Bujarin në filmin “Lazarat Burning”

  • 8 years ago
Një nga aktorët më të njohur hollivudian Gabriel Garko ka ardhur në Shqipëri për të mësuar më shumë për rolin e një shqiptari nga Lazarati.

Personazhi i tij mban emrin Bujar, dhe është një djalë që babai i është qëlluar gjatë mosmarrëveshjeve me biznesin e drogës, dhe nëna i ka vdekur në fushën ku mbillet hashash.

Gabriel Garko ishte i pranishëm në një konferencë për median në Hotel Tirana së bashku me producentët e aktoret e ?Mercury Films?, Issa Zaroui, Marco Balsamo e e të tjerë.

Kompania filmike ?Mercury Films? ku ishte i pranishëm edhe bashkëproducenti shqiptar Koloreto Cukali ka prezantuar këtë të e ne Tiranë projektin më të madh kinematografik të filmit ?Lazarat Burning

?Një projekt filmik Hollywood-ian do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në sytë e të gjithë botës, por jo pjesën e keqe të Shqipërisë por më të mirën?, është shprehur sot në një konferencë për shtyp Isa Zaroui.?.

Pikënisja e këtij filmi është se në Amerikë nga mediat dëgjohej vetëm për ngjarjet në Lazarat dhe drogën cilësore të tij, nëse pyesje se ku është Lazarati, përgjigjia ishte në Shqipëri, Nga Lazarati ne mësuan më pas se kush ishte Shqipëria tha producenti dhe bashskenaristi i filmit Isa Zaroui, i cili e ka shkruar këtë skenar bashkë me Pete Gibbons.

Recommended