Report TV - Tiranë, IKMT "hedh në erë" me eksploziv objektin në bulevard

  • 8 years ago
IKMT ka shembur një objekt në rrugën "Siri Kodra" afër Stacionit të Trenit. Ndërtesa 30 metër e lartë është "hedhur në erë" nëpërmjet një shpërthimi të komanduar.

Në një lidhje telefonike për Report Tv drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici është shprehur se shembja e pjesshme e ndërtesës nuk kishte të bënte më një dështim. Kjo ndërtesë e përbërë nga tre kulla 30 metër të larta është bërë me rrëzim të pjesshëm për shkak të mbipopullimit të zonës.

"Po punohet për të rrëzuar këmbët e objektit. Kjo mënyrë e shembjes ishte e planifikuar nga ekspertët. Para se të bëhej shpërthimi është studiuar ambienti dhe objektet përreth dhe u vendos që kjo ishte mënyra më e mirë e shembjes.

Jo vetëm në Bashkinë e Tiranës por në të gjitha bashkitë e qyteteve do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë", ka thënë Bici.

Recommended