Report TV - Vlorë, festohet festa e Shën Mërisë Leli: Do ndërtojmë urën e rrëzuar

  • 8 years ago
Dita e shënuar e Shën Mërisë e cila përkon në 15 gusht dhe festohet nga besimtarët ortodoks në manastirin e ishullit të Zvërnecit, këtë vit është kthyer në traditën e banorëve të kësaj zone.

Bashkia e Vlorës dhe banorët në mungesë të urës e cila prej kohësh është e rrënuar, në dispozicion të besimtarëve dhe turistëve ka vënë gjashtë lundra për të festuar festën.

Prifti i Kishës së Shën Mërisë At Papa Jani ka uruar besimtarët ortodoksë.

Ndërkohë kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli tha do të bëhet e mundur ndërtimi i urës, pasi më herët tenderi ka dështuar 3 herë.

Festa e Shën Mërisë është festa e dytë më e madhe pas pashkëve për besimtarët Ortodoksë dhe festohet çdo 15 Gusht.

Recommended