Ora News – Basha: Pr/ligjet do kalojnë me konsensus. Rama shpik armiqësi të reja

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi një ditë pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama sipas të cilës opozitës i kërkohet të vijë në komision dhe të mbyllë ligjin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kryetari i opozitës thote se Rama po kërkon armiqësi të reja menjëherë pas konsensusit. Ai sqaron se se ekspertët demokratë janë në punë për ligjin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Zoti Basha e akuzon shefin e qeverisë se po bën përpjekje për të ndezur hasmëri të re politike.
Tirane- Kryetari i opozitës Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, si prishës të konensusit për reformën në drejtësi. Vendi, po vuan rënjen ekonomike, krimin e organizuar dhe korrupsionin qeveritarë, tha Basha, ndwrsa sipas tij Kryeministri, kërkon të ndez hasmëri të re politike, me shpresën për të tërhequr vëmendjen.
Basha thotë: Kërkon të fshehë plojën e madhe të vendit, të zhytur në mjerim, papunësi e mungesë shprese. Teksa e gjithë kjo po ndodh, Rama i fryn një zjarri të ri, për të ndezur një hasmëri të re politike, me shpresën se kjo do të largoje vëmendjen e njerëzve drejt një ringu, ku ne refuzojmë të marrim pjesë.
I gjithë procesi për reformimin e drejtësisë, sipas krytarit të opozitës ka vetëm një lidër, dhe ky sipas tij është konsensusi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-basha-nuk-votojme-duke-shkelur-kushtetuten/

Recommended