Antraksi, Elbasan, fermerët: Mungon vaksinimi kundër sëmundjes

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kohën kur në Shqipëri, vdekja e një bariu 58-vjeçar ngriti dyshime se ai u prek nga antraksi, në qytete të ndryshme të vendit fermerët janë në panik në lidhjen me rrezikun e shtuar nga kjo sëmundje.
Në Elbasan sipas fermerëve, nuk është kryer vaksinimi i bagëtive gjatë këtij viti për sëmundjen e plasjes. Ky proces, edhe pse i certifikuar nga BE, siç shprehen ata nuk është duke funksionuar praktikisht duke u ndjerë të rrezikuar nga sëmundja e plasjes në rast kontakti me një kafshë të infektuar.
Fermer: S?ka ardhur njeri hiç fare! Këto duhet ta bëjë shteti. Nuk na takon neve.
Antraksi është një sëmundje infektive që shkaktohen nga një bakteri dhe prek kafshët që manifestohet me temperaturë të lartë. Ai transmetohet tek njeriu në rast të kontaktit me kafshë të sëmurë ose në konsumimin e mishit të gjallë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-fermeret-mungon-vaksinimi-kunder-semundjes/

Recommended