Një ditë pasi kundërshtoi kryetarin e partisë në mbledhjen e grupit parlamentar, deputetja demokrate Majlinda Bregu ka dhënë opinionin e saj publik për reformën në sistemin e drejtësisë.Nga Konferenca e Ambasadorëve, ish-Ministrja e Integrimit në qeverinë Berisha, tha se gabimi kryesor me të cilin nisi reforma ishte fakti që u la në duart e ekspertëve dhe jo politikës.Bregu tha se shpreson që javën tjetër reforma të miratohet, duke shtuar se nuk e imagjinon dot se çfarë do të ndodhë në Shqipëri në datën 22 korrik nëse nuk miratohet kjo reformë.Edhe Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe ish-Ministrja Arta Dade kërkuan miratimin e reformës që e afron Shqipërinë me BE. Majlinda Bregu, ish-Ministre e Integrimit dhe një zë i fortë brenda PD ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga ai i lidershipit demokrat, duke mos gjetur asnjë udhë tjetër veç miratimit në 21 korrik të reformës në drejtësi. Vitet ne krye të Ministrisë së Integrimit, duket se e çojnë Bregun të jetë mëse e drejtpërdrejtë për atë që e pret vendin, në rast se Shqipëria gdhihet në 22 korrik me një reformë të dështuar. Bregu: Nuk ka asgjë tjetër që diskutohet në këto ditë të nxehta në Shqipëri sesa reforma në drejtësi. Vonë dhe pak mbase është ky diskutim i qartë për të gjthë ne, madje dhe për ne që jemi të përfshirë ditrekt në politikë. Ka qenë më tepër në duart e ekspertëve sesa ka qenë pjesë e diskutimit dhe vendimarrjes politike.Gabimi kryesor me të cilin nisi kjo reformë. Reforma do në ballë politikën, politikanët, ata votohen, ata kanë përgjegjësinë. Ekspertët normalisht duhet ti ndiqnin në vendimarrjen e tyre. Ky është rezultat i mosbesimit mes palëve, megjithatë unë uroj po aq sa Arta që kjo reformë sot java, e enjtja tjetër e Parlamentit, të na sjellë në një pikë të përbashkët për të votuar reformën në drejtësi. Jo vetëm se kemi lodhur të gjithë veshët që na kanë dëgjuar dhe të gjithë mendjet që kanë dashur të na ndihmojnë në këtë proçes, por sepse unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër. Ose nuk arrij të imagjinoj datën 22 korrik se çfarë do të ndodhë dhe si do jetë situata në Shqipëri.Sidoqoftë, ka nevojë besoj se me apo hapje negociatash duke ditur sa i vështirë do jetë ky proçes, që të paktën të përgatitet një plan i qartë veprimi për kapitujt 23 dhe 24. Nuk ka asnjë vështirësi që BE dhe KE ta mendojë këtë si një alternativë të mirë për të përshpejtuar dhe forcuar zbatimin e ligjit në vendet tona.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/bregu-ndj...
Be the first to comment