Ora News – Bashkia e Tiranës: Pallatet te Diga e Liqenit nuk do të ndërtohen, leja ende në gjyq

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ, e cila ka urdhëruar pezullimin e bllokimit të punimeve për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe të shumëpërfolur tek diga e Liqenit Artificial, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që i jepte të drejtë kompanisë së ndërtimin ?Gener 2?.
Apeli ka shfuqizuar kështu vendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj që firmosi për ndërprerjen e punimeve tek Diga e Liqeni. Në vendim thuhet se IKMT duhet t?i paguajë dëmin financiar dhe moral kompanisë ?Gener 2?.
Bashkia e Tiranës e konsideron një tjetër vendim abuzi dhe të shëmtuar. Por sipas Bashkisë, ky vendim nuk lejon aspak nisjen e punimeve në gropën e shkatërrimit të Parkut të Liqenit. Paralelisht me këtë çështje, në padinë që IKMT-ja ka ngritur kundër Gener 2, në një proces tjetër gjyqësor për mosvlefshmërinë e lejes së ndërtimit, masa e bllokimit të punimeve mbetet në fuqi.
Bashkia e Tiranës thotë se do të vijojë betejën gjyqësore, ku tashmë vendimi i datës 1 korrik është ankimuar, si dhe do të denoncojë para opinionit publik gjithë këtë aferë të shëmtuar, se gjyqi për çështjen e kompleksit të 5 pallateve 17 katëshe nën Digën e Liqenit, është i montuar sepse dy kushërinj dhe partnerë të kompanisë ?Gener 2? nuk mund të vendosin për shkatërrimin e Liqenit të Tiranës.
Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se kompleksi me 5 pallate 17 katëshe nën Digën e Liqenit nuk do të ndërtohet, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-pallatet-te-diga-e-liqenit-nuk-do-te-ndertohen-leja-ende-ne-gjyq/

Recommended