Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9 years ago
Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore njëkohësisht arqipeshkv i Dioqezës Shkodër- Pult Imzot Angelo Massafra, shpalli datën e lumturimit të 38 martirëve, ku tha se sipas shkresës zyrtare të Vatikanit, lumturimi do të kremtohet më datë 05 Nëntor 2016 në Katedralen e Shën Shtjefnit. Imzot Massafra e dha lajmin para qytetarëve shkodranë, ndërsa njoftoi se riti i lumturimit do të udhëhiqet nga kardinali për çështjet e shenjtërve, Angelo Amato. Në mesazhin e tij Arqipeshkvi, Angelo Masafra shprehet se tashmë i takon kishës katolike në Shkodër të lartësojë martirët e për t?i nderuar me festë të hareshme shpirtërore.

"Pas një kohe relativisht të gjatë, me një punë voluminoze dhe me angazhimin e palodhshëm të të gjithëve: besimtarë, laikë dhe institucione, për të arritur deri në përmbylljen e procesit kanonik, në njohjen dhe në pranimin zyrtar të dëshmisë flijuese për Fe dhe Atdhe, të Imzot Vincens Prennushit dhe 37 shokëve të tjerë, erdhi momenti që tani solemnisht të shpallim datën historike të Ritit të Lumnimit e të Naltimit në altar të 38 bijve tanë. Në letrën që Ati Shenjte, Papa Francesku na ka dërguar përmes Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, na konfirmon se data e Kremtimit do të jetë 5 NENTOR 2016. Prej kësaj date, virtyti heroik i tyre do të Naltohet në altarët e mbarë Kishës Universale. Vendi i kremtimit do të jetë: Sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit, Shkodër", u shpreh Angelo MASSAFRA ? Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër.

Procesi i lumturimit të martirëve të komunizmit filloi më 10 Nëntor të vitit 2002 gjatë kremtimit të meshës në katedralen e Shën Shtjefnit, ku prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve në atë kohë Kardinali Sepe, shpalli fillimin e procesit të lumturimit të martirëve të Kishës Shqiptare.

Pas shumë peripecish, procesi u shqyrtua në kongregatën e Vatikanit, ndërsa sot pas 14 vitesh pritet edhe lumturimi i priftërinjve të kishës shqiptare, ku 38 prej tyre u martirizuan gjatë kohës së komunizmit.

Category

📺
TV

Recommended