Xhafaj i përgjigjet Vasilit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fatmir Xhafaj, kreu i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, i ka kthyer përgjigje pakënaqësive të shprehura nga LSI, aleatja kryesore e socialistëve, mbi mungesën e informacionit rreth negociatave me opozitën, në funksion të reformës në drejtësi. Xhafaj, tha se kolegu i tij Vasili ka të gjitha hapësirat e nevojshme, të ofruara gjatë diskutimeve në komisionin e posaçëm parlamentar. Reagimi i erdhi pas letrës që morri nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, ku kërkoheshin detaje mbi negociatat, duke pretenduar se ky proces është një domosdoshmëri politike dhe detyrim i tij për të informuar grupin parlamentar të LSI, me qëllim formimin e një qëndrimi politik.

Recommended