Ora News – Xhafaj: PD i kemi bërë dy propozime, s’jemi njohur me formulën e Bashës

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi e ka nisur ditën me një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu me të cilin bisedoi për afro 30 minuta. Diplomati u largua pa bërë komente për mediat, ndërsa Xhafaj iu bashkua mbledhjes së komisioni të posaçëm për reformën në drejtësi që diskutoi mbi organizimin e gjyqësorit.

Në përfundim të saj Xhafaj mohoi para gazetarëve që të kishte marrë një propozim nga demokratët, për vendet e rezervuara siç pretendon opozita.

Xhafaj: Sa e njifni ju e njoh edhe unë atë. Ka një diferencë mes nesh dhe PD, ne për gjëra që janë në proces negocimi nuk i bëjmë publik. PD bën publike një gjë që nuk e ka çuar në tryezë negocimi. Por edhe këtu jeni të ndryshëm. Ne nuk e kemi këtë propozim, nëse e keni ju do ju lutesha të na i jepnit.

Fakt është se të dyja partitë kanë bërë lëvizjet e tyre në synim të konsensusit. Xhafaj zbuloi se prej disa ditësh demorkatëve i është propozuar një formulë e re për zgjedhjen e anëtarëve të dy institucioneve të reja të drejtësisë.

Xhafaj: Unë po ju them një fakt që i kemi dhënë PD para disa ditësh dy propozime shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me formulën e përzgjedhjes së anëtarëve jo gjyqtare në KLGJ dhe KLP dhe atë që kanë të bëjnë me zgjedhjen e komisonereve te Vetnigut, por nuk e kemi bërë publik për të qenë më korrekt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhafaj-ma...

Recommended