Ora News - Ende asnjë gjurmë nga 2 peshkatarët e marrë peng, familjarët apel për ndihmë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga dy peshkatarët Dhimitër Malja dhe Luan Mema që rezultojnë të zhdukur që prej mesnatës së 21 qershorit. Ata dyshohet se janë marrë peng nga kolegu i tyre egjiptian Adel Mohamed Sallam bashkë me peshkarexhën ?Çelepia 2?.
Autoritetet shqiptare nuk kanë asnje informacion mbi koordinatat e vendndodhjes se peshkarexhës, edhe pse vetë peshkatari egjiptian kishte thënë një ditë më parë se ndodhej në Egjipt.
Djali i kapitenit të anijes Damjan Malja dhe djali i pronarit të anijes Florian Çelepia në një intervistë me Ora News përsëritin apelin drejtuar autoriteteve shqiptare për ndihmë.
Ata thonë se nuk kanë asnjë lajm për gjendjen e dy pengjeve, ndërsa gjatë komunikimetve telefonike që vazhdojnë të kenë me Adel Mohamed Sallam nuk kanë mundur të mësojnë asgjë për shëndetin e tyre.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/ende-asnje-gjurme-nga-2-peshkataret-e-marre-peng-familjaret-apel-per-ndihme/

Recommended