Report TV - Punonjësit e Alpha Bank Albania dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

  • 8 years ago
Përgjatë viteve të fundit Alpha Bank Albania ka qenë shume aktive në fushën e përgjegjësisë sociale të biznesit duke mbështetur projekte të shumta sociale, mjedisore, shëndetësore, sportive dhe kulturore duke fituar kështu edhe çmimin e Filantropisë në Dhjetor të vitit 2015, akorduar nga Partners Albania.

Një nga aktivitetet e rëndësishme të Bankës është edhe Dita e Vullnetarizmit e cila prej 8 vitesh është kthyer në traditë për punonjësit e Bankës.

Gjatë 2 javëve të kaluara me pjesëmarrjen e më shumë se 200 punonjësve, Banka ndërmori 2 iniciativa. Atë të pastrimit të Kepit të Rodonit nga papastërtitë e shumta që kishin mbuluar bregun si edhe atë të mbjelljes së 3,100 rrënjë pisha të zeza në Liqenin e Bruçit në Lurë, në sipërfaqe totalisht të shkatërruara nga zjarret.

Ndërkohë që sot punonjësit e saj nën moton ??Së bashku dhurojmë jetë?? dhuruan gjak për fëmijët me talasemi në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.

Drejtori i përgjithshëm i Alpha Bank Albania Periklis Drougkas tha ?? Jam krenar për stafin e Bankës të cilët janë një pjesë e rëndësishme e të gjitha aktiviteteve lidhur me përgjegjësinë sociale që Banka ndërmerr dhe do të doja ti falenderoja ata që dhuruan sot pesë minuta nga jeta e tyre për të shpëtuar jetë.

Ai vijoi duke thënë se dhuruesit e gjakut janë themeli për sigurimin e gjakut për komunitetin dhe duke qenë një dhuratë altruiste i vendos ata në një pozite të respektueshme dhe i bën heronj të gjithëve ne.

Recommended