Ora News – Trafiku i rënduar gjatë verës, mjetet që nuk do të qarkullojnë në fundjavë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të sezonit turistik, automjetet e rënda dhe maunet nuk do të qarkullojnë gjatë fundjavës në akset interurbane dhe segmentet urbane të Qarkut të Tiranës.
Duke qenë se fluksi shtohet gjatë periudhës së verës, Ministria e Transporteve dhe ajo e Brendshme kanë marrë masa për të lehtësuar trafikun e rënduar, edhe për shkak të ardhjes së emigrantëve.
Masa të tilla do të jenë në fuqi deri më 30 shtator të këtij viti. Gjithashtu, drejtuesit e mjeteve u këshillohen që të ndjekin edhe disa akse të tjera, krahas autostradës Tiranë-Durrës, siç është rruga Tiranë ? Ndroq ? Plepa apo rruga Tiranë ? Kamzë ? Fushë Krujë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/trafiku-i-renduar-gjate-veres-mjetet-qe-do-te-ndalen-te-qarkullojne-ne-fundjave/

Recommended