Opozita largohet nga Komisioni, Bylykbashi: Shumica nuk kalon dot draft të njëanshëm

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sikurse kishin paralajmëruar deputetët demokratë kanë braktisur mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për shkak të refuzimit të shumicës për të diskutuar paragrafin 88 të raportit final të Venecias.
Nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se Komisioni nuk mund të miratojë as nen për nen dhe as në terësi draftin për reformën në drejtësi.
Bylykbashi: Komisioni nuk ka asnjë mundësi të miratojë nen për nen dhe as në terësi. Negociatat nuk mund të zhvillohen me pistoletë në tryezë. Ose mazhoranca kërkon të vazhdojë negociatën ose mazhoranca kërkon të mbajë status-quonë që ka, kapjen e proçesit nëpërmjet një drafti terësisht të njëanshëm.
Gazetarja: SHBA e mbështesin këtë draft.
Bylykbashi: Asnjë draft deri më sot nuk reflekton atë që thotë Komisioni i Venecias. Zgjidhje politike për këtë çështje të vetme të mbetur. Pa u zgjidhur kjo, çdo gjë tjetër nuk ka asnjë vlerë para Parlamentit shqiptar.
Bylykbashi tha se topi është në oborrin e Kryeministrit dhe se shumica nuk duhet të bëjë asgjë më shumë se të pranojë rekomandimin 88 të Venecias.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/opozita-largohet-nga-komisioni-bylykbashi-shumica-nuk-kalon-do-draft-te-njeanshem/

Recommended